Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç kishte deklaruar se ambasada e Serbisë në Tiranë i kishte dorëzuar ministrisë sonë të Jashtme një notë proteste për foton e publikuar në facebook-un e kryeministrit
Gjatë festave të fundvitit kryeministri Edi Rama postoi në profilin e tij në facebook një album me foto të dërguar nga qytetarët përmes nismës “Shqipëria Dhuron”, të cilat ishin shfaqur më parë në murin e kryeministrisë.
Por një prej fotove ngjalli reagim të fort në Serbi, pasi në të shfaqej baneri i famshëm që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes midis dy kombëtareve.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç kishte deklaruar se ambasada e Serbisë në Tiranë i kishte dorëzuar ministrisë sonë të Jashtme një notë proteste për foton e publikuar në facebook-un e kryeministrit.
Gjithsesi, ministria jonë i mohoi pretendimet se kishte marrë një notë të tillë proteste, megjithatë reagimi i serbëve ka dhënë rezultat pasi foto me flamurin e “Shqipërisë së madhe” është fshirë nga albumi i Ramës.