Kryeministri Rama votoi në Tiranë për zgjedhjen e 706 delegatëve të rinj të PS-së.
Pasi hodhi votën në kutinë e votimit, Rama iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në të gjithë vendin për zgjedhjet e ardhshme duke ironizuar liderin e PD-së Lulzim Basha se ''nuk e këndoi himnin'' duke iu referuar kërkesës së selisë blu për të kryer zgjedhjet parlamentare të 2017 me votim elektronik, e cila nuk u miratua nga qeveria socialiste.
Kreu i qeverisë foli dhe konfliktin me presidentin Meta për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se ai nuk dëshiron që mazhoranca të përfshihet në konflikt.
Rama përsëriti rëndësinë e goditjes së krimit të organizuar nëpërmjet nismës së tij (Ligji Special), të cilën premtoi sërish se do ta paraqesë në Kuvend në 25 nëntor. ç
Siç e dini me siguri, sot kemi zgjedhjet, pas një proçesi tërësor në të gjitha zonat dhe qendrat e votimit, ku kemi për çdo qendër një organizatë. Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë.
Synojmë arritjen e barazisë gjinore, me dy drejtues: një kryetar dhe një kryetare. Më vjen që kjo është pritur pozitivisht. Duhet dhe disa kohë për të patur barazi. Do të kemi barazi në pjesëmarrje. Dua t'i falenderoj të gjitha grantë e vazjat në afirmin e këtij vullneti. Të bëjnë detyrën në çdo organiztë, për të mos lënë dominimin burrëor për të shtuar radhët tona me shumë gra e vajza.
Kemi përgatitur një proçes tërësor përpara zgjedhjeve për të qenë të gatshëm për një kërkesë të shumëpërsëritur si votimi elektronik, na ka rezultuar i mundshëm. Ai e harroi himnin kombëtar (Basha) Do të duhej ta kishim pilotuar si projet në zgjedhejt e shkuara në të gjithë Shqipërinë. Është offline, jo inline, është mekanik dhe i papenetrueshëm, nga forcat e errëta'', u shpreh Rama.