![Kryeministri Rama duke votuar ne Kongresin e PS](https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2020/02/b6c2a5ac017147a1b6a35df44e4ee056.jpg)
Delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste po votojnë në këto momente në Pallatin e Kongreseve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Asamblesë së kësaj partie.
1500 delegatët e Kongresit po votojnë në 13 qendra votimi, për të zgjedhur 137 anëtarët e Asamblesë. Këta anëtarë të rinj të Asamblesë do të zgjedhin më pas dhe Kryesinë e re të Partisë Socialiste.
Edhe kryeministri Rama e ka hedhur votën e tij për një nga 137 anëtarët e Asamblesë.
Kujtojmë se Kongresi i PS i ka nisur punimet dje, ka vazhduar sot dhe do të përmbyllet nesër. Pra tre ditë me radhë. Zyrtarë të lartë socialistë e kanë konsideruar Kongresin si ngjarjen më të rëndësishtme të jetës politike.
Sondazh
Poll