Hapësire reklamuese

Politikë

Rama: Haradinaj gënjen derrçe, nuk merr vesh nga këto punë. I ka bërë gjëmën Kosovës

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama e quan ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, si “gënjeshtar fiziologjik, që i ka bërë Kosovës “gjëmën” me vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Rama në emisionin “Pressing” tha se nëse Haradinaj do të kishte dëgjuar atë, apo presidentin francez Emmanuel Macron për pezullimin e taksës, sot kosovarët do të lëviznin pa viza në Europë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk e marr fare si referencë Ramush Haradinajn, se nuk merr vesh nga këto punë. Është politikan folklorik. Ju nuk e kuptoni gjëmën që i bëri Haradinaj-Kosovës, me taksën që vendosi. Kryeministri Ramush Haradinaj ka gënjyer derrçe, kur ka dalë në publik, por herën e parë nuk u mora me atë punë, te darka e thaçit. Por nuk u mora me atë punë se ishte një darkë miqësore, do të nxjerrim një fotografi dhe kaq. Mbas disa ditësh doli dhe gënjeu hapur që Edi Rama më ka kërkuar dhe bërë presion për taksën.

Në Berlin, Ramush Haradinaj ka bërë një sjellje që, ka marrë vendimin më të gabuar për Kosovën. Sikur të më kishte dëgjuar jo mua, por presidentin e Francës, ju do të lëvizni pa viza sot. Ka pas disa dëshmitarë aty. Është gënjeshtar fiziologjik. Si mund të dalësh ti dhe ti thuash popullit që Edi Rama më bëri presion, dhe Macroni për të hequr taksën. Macron i tha pezulloje katër muaj dhe na jep ne mundësinë bashkë me Angelan që ta çojmë dialogun përpara. Do ishit pa viza. Prandaj them nuk kupton dhe aq.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll