Hapësire reklamuese

Social Bomb

Rama habitet nga roboti që kërcen dhe bën ushtrime fizike: Edhe ky me dy gishta? Punonjësi i bibliotekës: Jo jo, ka tre (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot qytetin e Korçës, ku është ndalur edhe në Bibliotekën ultimoderne që ka ky qytet, e cila në brendi të saj ka si pjesëtar edhe robotin Nao.

Kryeministri teksa vizitoi sot ambientet e brendshme të godinës, u surprizua nga roboti, i cili veç ushtrimeve fizike, këndonte dhe kërcente.

Rama klikoi mbi kokën e robotit, në mënyrë që do të niste nga puna, dhe veprimi i parë që bëri roboti ishte ngritja e dorës, mirëpo kryeministrit iu duk sikur ngriti dy gishta.

Ndërkohë të gjithë thanë njëzëri që ai ngriti tre gishta, jo dy.

Punonjësi: Kemi një simbol të robotikës, edhe roboti Nao është pjesë e jona. Shtype këtu.

Rama: Me dy gishta edhe ky?

Punonjësi: Jo jo ka tre ka tre.

Momenti fillon në minutën 2 e 20 sekonda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu