Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Rama futet në piceri dhe ‘nuk lë’ asnjë të zgjedhë, i bën porosinë të gjithëve, vetë merr picën që përkon me renditjen e PS në fletë-votim (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me kandidatët për deputetë të qarkut të Krujës, ku pas aktivitetit ka kthyer edhe në një piceri për të konsumuar diçka.

Mirëpo Rama u tregua një fanatik i numrave dhe “supersticionit”, pasi u porositën vetëm pica numër 1 dhe 12, që përkojnë me atë që e konsiderojnë socialistët veten (të parët) dhe 12 pasi PS është renditur e 12-a në fletën e votimit në 25 prill.

Kreu i Qeverisë ua bëri porosinë të gjithëve, madje në një moment nuk dëshironte që ministrja Milva Ekonomi të merrte njëshin, por 12, e më pas “iu prish mendja”.

Rama: Kjo piceri Kruja është hapur nga ky djali i ri në 1 mars, dhe erdhëm pak t’i bëjmë reklamë se na u ankuan. Paska 26 lloje këtu, pica numr 12 është primavera. Ta marrim kshu? Ju merrni çfarë të doni. Merr njëshin ti se je e para ose 12.

Ekonomi: Unë po marr njëshin.

Rama: njëshin po e marr unë ti merr 12, ose mirë t’i merr njëshin se je njëshi unë marr 12.

Unë do marr 8.

Rama: Kush është 8-a, Kujtim Gjuzi ? Merr 12 mos luaj. Ti Eglantina ç’a do marrësh? Merr njëshin e Milvës.

Gjermeni: Po mirë.

Rama: Bosi bëj dy njësha dhe dy dymbëdhjeta, kalamanjve çfarë të duash.

Më shumë