Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Rama fton sërish PD-në për bashkëpunim dhe “thumbon” LSI-në: Atë politikën që e ka ezauruar vendin nga nervat do e mbajmë në distancë higjenike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish Partinë Demokratike për bashkëpunim gjatë mndatit të tretë qeverisë.

Ai tha se po e shtrin dorën për bashkëpunim në respekt të qytetarëve që kanë zgejdhur PD-në si opozitë, pasi hallet dhe problemet nuk ndahen në të majta dhe të djathta.

Rama nuk kurseu as thumbimet për LSI-në, për të cilën tha se bën një politikë që e ka ezauruar vendin nga nervat, por PS do ta mbajë në distancë higjenike.

“Me Partinë Demokratike ne do debatojmë sa të mundemi, kur të mundemi, për politikat që i duhen vendit. Ndërsa politikën që e ka ezauruar vendin nga nervat, ne do e mbajmë në distancë higjenike nga vetja. Ka plot që mund ta ushtrojnë atë llloj politike, por nuk është për ne. Ne kemi kaq shumë sfida dhe kemi marrë përsipër një gjë kaq të madhe, sa një fije e hollë na ndan nga lavdia dhe turpi.

Opozitën ne nuk e zgjedhim vetë, e zgjedh populli. Në respekt të të gjithë atyre që e kanë zgejdhur PD-në, ne e kemi të shtrirë dorën e bashkëpunimit. Hallet dhe problemet nuk janë të ndara në të majta dhe të djathta, por janë njësoj, siç janë shpresat dhe ëndrat e të gjithë atyre”, tha Rama.

Më shumë

spot_img
spot_img