Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama foto me organizatorët e garës botërore të ujit: Do të zhvillohet në Pogradec në korrik 2024

Shkruar nga Newsbomb
Rama foto me organizatorët e garës botërore të ujit: Do

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto këtë paradite, ku shfaqet mes organizatorëve të FORMULA 1H2O për garat botërore të ujit 2024.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë me dije se në korrikun e 2024 do zhvillohet gara botërore e ujit, Formula 1 në qytetin e Pogradecit. Ai thotë se në këtë garë do të marrin pjesë shtete të tjera si: Italia, Franca, Spanja, Kina, Indonezia etj.

“Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për garat botërore të ujit 2024 kur Shqipëria do të hyjë me liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën e me radhë.”-shkruan Rama në foton që ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Foto e marrë nga: facebook.com/ediramaal/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed