Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama flet për Top Channel: Policia i është afruar autorëve! Rendi s’ka qenë kurrë më mirë se sot

Shkruar nga Newsbomb
Rama flet për Top Channel: Policia i është afruar autorëve!

Kryeministri Edi Rama ka thënë se situata e rendit në vend “nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot”, gjatë një lidhje me televizionin Top Channel që vetëm pak orë më parë ishte shënjestër e një sulmi terrorist me armë, që la të vdekur rojen e godinës.

Rama tha se policia është shumë pranë autorëve, teksa shtoi se ende nuk ka një rezultat konkret. I pyetur nëse është politika dhe ai vetë që përmes gjuhës së ashpër ndaj medias, mund të nxisin dhunë, Rama e ka quajtur “dizinformim” i bërë nga gazetarët.

Pjesë nga intervista e Ramës në Top Channel:

Rama: Motivet e drejtpërdrejta të këtij agresioni kriminal ende nuk i dijmë, por fakti që një breshëri plumbash derdhen mbi një institucion kombëtar siç është Top Channel, e bën këtë të lidhur me një institucion të fjalës së lirë, pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte, policia i është afruar autorëve por ende nuk ka rezultat konkret. Nuk ka sesi një agresion i tillë të mbetet pa u përcaktuar qartë si agresion ndaj një institucioin të pushtetit të katërt.

Si mund të goditet një media si në gjendje lufte?

Rama: Realiteti patjetër që përcaktohet me perceptim por analizohet dhe gjykohet me shifra, rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë sesa sot në aspektin e akteve me pasojë vrasjen apo plagosjen apo pasoja të rënda të kësaj natyre. Sigurisht ka shumë vend për t’u përmirësuar dhe ne do të vazhdojmë të përmirësohemi. Nuk mund të mohoj se këto lloj ngjarjesh, kanë një mënyrë dhe kanë një shfaqje të agresivitetit që i bën shumë të bujshme të zhurmshme dhe shqetësuese.

A duhet të mbajë një lloj përgjegjësie edhe klasa juaj, si dhe ju, kur në momente të caktuara i jeni drejtuar medias, a meriton t’i drejtohet duke thënë kazan, një verb agresiv që mund të japë dhe sinjale për njerëz të tillë të papërgjegjshëm.

Rama: Mëkati i madh i medias, është ai që ju sapo e bëtë, që është dizinformimi...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese