Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Socialiste ka folur për çështjen e Integrimit në BE dhe për ndihmën që ka marrë nga shqiptarja Mira Murati, e cila po shkëlqen me arritjet e saj në botën e inteligjencës artificiale.
Teksa fliste për unifikimin e legjislacionit të BE me atë të Shqipërisë, si një nga hapat e nevojshëm për t'u bërë pjesë e familjes europiane, ai tha Mira Murati u tregua e gatshme që përmes Chatgpt për realizimin e një testi të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE.
Pjesë nga fjalimi i Ramës:
"Kemi provuar me prova të panumërta gadishmërinë tonë për të hapur një kapitull të ri në integrimin në BE. Nëse kjo nuk ndodh, nuk do të kthehem nga Bruksesli i mëritur. Por do të kthehem edhe më krenar dhe më i motivuar për të vazhduar punët tona të mëdha. Pasi kjo nuk do të pengojë integrimin e BE. Madje më i gatshëm të bëj gati Shqipërinë, më shpejt sesa BE të jetë gati për Shqipërinëë. Kjo nuk është retorikë, por një e vërtetë.
Që një vend të jete gati duhet të hamronizojnë legjislacionin, pra Shqipëria, dhe në këtë do ta bëjmë shumë herë, më shpejt se vendet pararendëse. Ky nuk është një qëndim retorik, por i mbështetur në shkencë.
E kërkoj Mira Muratin i ndrojtur nga një ndrojë që nuk më karakterizon… pas një komunikimi telefoni i kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë për anëtarësimin europian. Ajo qesh se mbase kujtoi se unë po bëja humor, por thotë "po të dëgjoj". Dhe unë e pyes që a është e mundur që në vend se ne të rekrutojmë një armatë me përkthyer dhe një batalion me jurist dhe të shpenzojmë miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT. E dëgjoi me kujdes dhe më përgjigje ‘më duket e mundur’. Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët, dhe sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbaroj mbledhja bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE.
Të dashur vëllezër dhe motra se ështe e qartë që nuk do të humbasim asnjë ditë si një shtet defacto në trupin ligjor të Europës së bashkuar. Që të bëhemi gati për BE duhet edhe BE të jetë gati për Shqipërinë, bashkë me 27 qeveri të tjera. Dhe ata të mos kenë asnjë arsye për të nxjerrur bishta. A iu kujtohet koha kur thonin që “keni përparuar,por keni punë për të bërë”. BE sot jeton me kontradikta të shumë, kundër zgjerimin që na ndikojnë direkt. Shqipëria ishte gati për të hapur negociatat. Por Këshilli nuk e arriti konsensusin, pasi shtete të ndyshme kishin arsye politike për të mos na pranuar. Tani ka dalë Greqia me aryen e mosarsyes që nuk ka asnjë lidhje me Bashkimin Europian. Ku Shqipëria ka shkëlqyer në pozitën e saj, por nesër mund të dalë dikush tjetër."