Hapësire reklamuese

Politikë

Rama flet për Shengenin Ballkanik, “qortim” dhe thirrje për Albin Kurtin: Mund ta bësh marrëveshjen vetëm me ne dhe Maqedoninë, si mund të mos duash diçka që të bën të lirë?

Shkruar nga Newsbomb
Rama flet për Shengenin Ballkanik, “qortim” dhe thirrje

Kryeministi Edi Rama ka folur në edicionin e 23-të të “Symi Symposium” edhe për “Shengenin Ballkanik”, duke i bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që ta pranojë ftesën dhe ta bëjë Kosovën pjesë të këtij projekti.

Ai tha se nuk e kupton pse Kurti nuk e do diçka që të bën të lirë, teksa u shpreh se Kosova mund të bëjë marrëveshje për Shengenin Ballkanik vetëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke mos qenë e detyruar të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë.

“Ne e nisëm procesin si një zonë rajonale e Shengenit për ta përkufizuar si ishte kjo, në një zonë ku zbatohen të 4 liritë. Humbëm disa vite pasi Vuçiç donte lëvizjen e lirë të mallrave por jo të njerëzit, pasi kjo e fundit do të nënkuptonte që kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë do të sihte veç formal. Ai e hodhi hapin më pas, pasi i thashë se nëse nuk e pranonte marrëveshjen, atëherë ne po bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë historisë, po bëhemi karikaturë.

Albini nuk është këtu, do doja që të ishte këtu, edhe pse pavarësisht kudnërshtive pafund. Kosova dhe Bosnja nuk duan, por si mund të mos duash një gjë që të bën të lirë. Ajo që kemi rënë dakord me Zoran dhe Aleksandrin, kjo nuk është si BE-ja. Autostradat mund të mos sjellin demokracinë, por demokracdia pa autostrada është një rrëmujë.

Kosova mund ta bëjë marrëveshjen vetëm me ne dhe Maqedoninë, pa Serbinë. Është shumë e qartë që Serbia nuk mund të thotë që Kosova ose do ta bëjë marrëveshjen me të gjithë, ose fare. Duhet të kemi sinergji, jemi shumë të vegjël, nuk mund të jemi konkurrues dhe tërheqës për kompanitë e mëdha.

Do ishte keq që të humbnim kohë. Në fillim BE hezitonte për këtë, tashmë ata e kuptojnë dhe e duan këtë pjesën e tregut të përbashkët, porn a duhet ta bëjmë ne. Ka vende që na thonë “si është e m undur që Kosova nuk lëviz dot lirisht”, pasi n ëish-Jugosllavi ata lëviznin lirshëm, ndërsa tani jo”, u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu