Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama flet për seancën parlamentare nga Lushnja: Ja përse e shtymë për sot

Shkruar nga Newsbomb

Nga Lushnja kryeministri Edi Rama foli për seancën parlamentare, e cila pritet të zhvillohet në këto momente.

Rama tha se e shtynë seancën për shkak të protestës së opozitës, pasi pretendon se nuk duan konflikt dhe përballje primitive.

‘Do doja shumë të vazhdoja si në rastet e tjera por siç e dini, siç mud ta keni dëgjuar ne kemi parlament sot se nuk duam konflikt, ne nuk duam përballje nga ato përballjet primitive që kanë ata në koKë. Dhe paralamenti i çliruar më në fund prej tyre. Do të jetë vendi ku të mund të flasim për ju. Do të jetë vendi ku mund të flasim për probleme reale të njerëzve. Do të jetë vendi që njerëzve i intereson të dëgjojnë dhe jo vendi e lagu s’e lagu jo vendi kriminel-kriminel-kriminel, hajdut-hajdut-hajdut, drogë-drogë-drogë, por një vend ku higjena do të jetë e garantuar’, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll