Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Rama flet për Presidentin e ri: Nuk e presim nga materniteti. E duam konsensual por PD-ja është në krizë dramatike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për media pas përfundimit të seancës parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri, e ka quajtur dështimin e raundit të parë, si lëvizje e qëllimshme nga mazhoranca për t’i dhënë mundësi opozitës të “kthehet në rrugën e arsyes”.

Rama e quajti gjithashtu “një shprehje vullneti” edhe kërkesën e PS dhe LSI për shtyrjen e datës së regjistrimit të koalicioneve zgjedhore nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Për presidentin e ri, Rama u shpreh se është e rëndësishme të jetë konsensual dhe gjithëpërfshirës por shtoi se mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ata që bëjnë këto akuza janë të njëjtët, këtë punë kanë bërë që në prillin e 2013-ës dhe këtë punë do vazhdojnë të bëjnë. Koalicioni PS-LSI nuk është problemi në këtë rast. Këtu bëhet fjalë për një sforco vullneti nga ana jonë për të krijuar një hapësirë për opozitën shqiptare me shpresën që do të kthehet në rrugën e arsyes.

Nëse ata duan të vazhdojnë akoma me këtë sjellje ku ne përpiqemi me bukë dhe ata me gurë, do jetë plotësisht përgjegjësia e tyre.

Sot ishte një tjetër shprehje e vullnetit të mirë, dhe megjithatë, sikundër e kemi thënë më parë, për t’i dhënë të gjithë hapësirën e mundshme, nuk propozuam emër sepse duam që të jetë një figurë sa më përfaqësuese dhe sa më gjithëpërfshirëse.

Më mirë një president i duhur dhe i pranuar nga sa më shumë sesa një president i zgjedhur nga një sallë ku nuk është opozita që duhet të vinte në punë.

Të gjithë këtu jetojmë, presidentin nuk e presim të na vijë nga materniteti por midis nesh. Jemi në një kontekst politik të veçantë dhe kemi të bëjmë me një krizë dramatike të Partisë Demokratike, dhe po bëjmë të pamundurën ta lehtësojmë sa më shumë këtë krizë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img