Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
2.1kmh
75 %
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
18 °
Enj
15 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Rama flet për kundërshtarin: Basha nuk është njeri i lirë, por i marrë peng! Nuk mposht dot gjumin…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në një intervistë në ekran se Lulzim Basha nuk është njeri i lirë, por është një njeri i marrë peng nga Berisha dhe Meta.

I pyetur nga gazetari Alban Dudushi nëse e ka seriozisht bashkëpunimin me të, Rama iu përgjigj përsëri me “po”. Mirëpo sipas tij Iliri dhe Saliu e kanë marrë peng atë dhe e urdhërojnë të bëjë dhe të thotë gjëra që duan ata.

Nuk munguan ironitë nga kreu i PS, kur tha se Basha është lider pa karakter, madje ai nuk mund dot të mposhtë as gjumin.

Dudushi: E keni seriozisht bashkëpunimin me Bashën?

Rama: Pse lind nevoja për këtë pyetje?

Dudushi: Duket diversion më shumë se sa seriozitet?

Rama: Asgjë nga etiketimet që kam bërë për të nuk e pengon bashkëpunimin. Nuk i zgjedhim dot kundërshtarët. Rëndësi ka që se si do ta gjesh rrugën të bashkëpunosh me kundërshtarin për hir të vendit. Nuk mund të shkojmë para me Saliun dhe Ilirin. Pa daljen e tyre nga skena nuk ka mundësi që politika të ngjitet në skenë tjetër.

Dudushi: Doni ta kurdisni ju Bashën kur të mos e kurdisi më Meta me Berishën?

Rama: Është figurë epitet që tregon që është lidership pa karakter. Nga ai që bën thirrje për të marrë pushtetin pa zgjedhje te versioni i dhëndrrit të mirë të okllaisur për të shpërndarë buzëqeshje dhe premtime që janë të parealizueshme. Unë besoj shumë që këto pozicione lidhen me faktin që Basha nuk është njeri i lirë, por i marrë peng. I kapur që është vensosur aty për të marrë urdhra. Berisha është lider i mbrapshtë, por ama është lider. Nuk mund dot gjumin imagjinojeni çfarë lideri është Basha. bashkëpunimi është i domosdoshëm, por me këta të dy që thashë më sipër është i pamundur.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img