Hapësire reklamuese

Politikë

Rama flet për Kokën dhe Bllakon: SPAK-un për atë punë e ngritëm, ministrave u them "për çdo gjë që bëni pas shpine..."

Shkruar nga Newsbomb
Rama flet për Kokën dhe Bllakon: SPAK-un për atë punë e

Kryeministri Edi Rama thotë se me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, të cilët sot ndodhen në burg me akuza të rënda korrupsioni, ka patur marrëdhënie të shkëlqyera për sa i përket "punëve të përbashkëta dhe të dukshme".

Por i pyetur nëse mban përgjegjësi për veprat korruptive të ministrave, Rama tha se "ndihet faqebardhë" kur shikon se SPAK-u që u ngrit prej qeverisë së tij, funksionon.

Kreu i qeverisë tregoi në emisionin "Opinion" se çfarë u thotë ministrave nëse zgjedhin të veprojnë pas shpinës së tij apo kolegëve të tjerë.

Pjesë nga intervista:

Unë me Lefter Kokën kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Për sa i përket punës së përbashkët, sa kemi parë deri tani ai akuzohet për vepra që nuk i përkasin procesit në vetvete, por marrëdhënies korruptive me subjektet. Në këtë marrëdhënie, futet vetë ose me shokë, por me mua nuk bën vaki. Unë jam shumë i qartë kur i jap ministrit mandatin, kur mbledh qeverinë ju them, në atë karrige ju kam zgjedhur unë për atë që përfaqësoni, për çdo gjë që bëni pas shpinës të çdo njërit këtu do të mbani përgjegjësi vetë. Përgjegjësia ime morale është që kur unë ju them që në këtë vend do të ketë drejtësi, dhe kujt i rrëshqet këmba majtas apo djathtas do të shkojë të përgjigjet para drejtësisë. Kjo është një arsye që unë të ndihem faqebardhë para këtyre njerëzve. Përgjegjësinë për të marrë lekë majtas-djathtas, individët duhet ta mbajnë vetë.

Edhe me Alqi Bllakon unë kam patur një marrëdhënie jo aq sistematike, por sa i përket punës së dukshme, nuk ka të sharë. Nëse i ka bërë ato, ato janë rezultat i një hetimi të thelluar, prandaj e kemi ngritur SPAKU-n që t'i kapë. Përgjegjësia ime përballë të gjithë qytetarëve është përballë punëve tona. Përgjegjësia ime se një ministër lajthit dhe shkon e merr lekë nga një subjekt…se dhe këtu flasim për ministra të mandatit të parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu