Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Rama flet për investimet në mandatin e tretë: Aeroporti i Tiranës do bëhet me 2 terminale, portin e Lezhës do ta kthejmë në turistik, nuk do të blejmë më energji por do ta eksportojmë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Lezhës, ku në fjalën e tij para qytetarëve ka treguar planet për hapjen e Shqipërisë duke shtuar numrin e aeroporteve.

Ai tha se Shqipëria do të bëhet me 4 aeroporte, teksa tregoi se aeroporti i Rinasit do të bëhet me 2 terminale dhe me një pistë të re. Gjithashtu Rama u shpreh se edhe porti i Lezhës do të kthehet në port turistik, ndërsa shtoi se porti turistik i Durrësit që do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Mesdhe, do të sjellë në Shqipëri edhe turistë që e dinë akoma vendin tonë në mesjetë.

Kryeministri tha se me anë të investimeve në energji, shqipëria nuk do të importojë më energji, por do të bëhet një vend eksportues, ku sasia e nevojshme e energjisë për konsumatorët shqiptarë do të prodhohet në Shqipëri.

“Tani, duke dalë nga tuneli i pandemisë, do të jemi në gjendje t’ja shtojmë Shqiëprisë portat hyrëse, ta bëjmë me 4 aeroporte. Aeroporti i Kukësit sapo ka përfunduar, aeroporti i Tiranës do të bëhet me 2 terminale dhe do të ketë një pistë të re. Një aeroport në Vlorë që tashmë është në kontraktim dhe një aeroport tjetër në Sarandë. Disa më thonë se Shqipëria është shtet i vogël dhe nuk ka për çfarë i do 4 aeroporte. Por sa është Kroacia? 4 milionë. Sa aeroporte ka? 9. Sepse Kroacia ka arritur t’i shfrytëzojë dhe është e 7-ta në botë për turizëm. Portin ekzistues të Lezhës do ta kthejmë në një nga 4 portet turistike të Shqipërisë.

Ne do të nisim portin e ri turistik, një nga më të mëdhenjtë në Mesdhe, i cili do të sjellë shumë më tepër turistë, por edhe do të hapë një vend shumë të madh edhe për ata që e dinë Shqipërinë akoma mesjetë. Këto porte do të krijojnë shumë punë për shumë njerëz dhe një zinxhir tjetër investimesh që do të hapin vende punë të paguara shumë mirë.

Sot ne kemi ende shumë për të investuar në energji, që të mos ndodhë që ato telat e korentit t’i marrë era. Sot me 2 projekte, me Skavicën në veri, me TEC-in e Vlorës në jug, si dhe me dy parqet me energji diellore, Shqipëria do të bëhet eksportues neto. Ne nuk do të blejmë më energji, ne do të shesim energji. Do të prodhojmë këtu të gjithë sasinë e energjisë që na duhet për të furnizuar Shqipërinë”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img