Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot me tatimorët, ka folur për herë të parë edhe për arrestimin e një berberi në Tiranë, pak javë më parë, pasi rezultoi i pa regjistuar si biznes.
Sipas Ramës, berberi u arrestua për shkak se kundërshtoi inspektorin e tatimeve, ndaj dhe nërhyrja e policisë ishte e nevojshme. “Kjo nuk ka të bëj me rastin e atij berberit të famshëm, i cili iu kundërvu me dhunë ko0ntrollit të tatimorëve, prandaj ndërhyri policia”, u shpreh kryeministri duke komentuar aksionin kundër informalitetit.
Arrestimi i një berberi në Tiranë, u përdor dhe vazhdon të përdoret nga opozita dhe kritikë të qeverisë, si argument kundër aksionit, që sipas tyre po godet më të dobëtit.
Lexo edhe: Kryeministri Rama lajmëron nismën e re, këto janë bizneset që nuk do paguajnë asnjë taksë