Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Rama flet pas Samitit të Ballkanit Perëndimor: Tashmë çdo gjë e planifikuar, është më e sigurt se ka qenë më parë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8027d24fd63167afe63d3d8d1b5756a5

Kryeministri, Edi Rama, ka folur për median mbi zhvillimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.

Ai u shpreh se ky samit është për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në terësi në rajonin tonë.

Sipas Ramës, tashmë çfarë është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ka qenë më parë.

Më tej, kryeministri ka shtuar se Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë të forcimit të bashkëpunimit rajonal.

‘Ky është një samit për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në terësi në rajonin tonë.Kemi pasur diskutime intensive, interesante, të hapura dhe është me shumë rëndësi që procesi i Berlinit është një proces që konsolidohet vit pas viti, pa diskutim dhe arritjet nuk janë pak.Çfarë është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ka qenë më parë. Ne kemi vetëm një rrugë, rrugën e forcimit të  bashkëpunimit rajonal. Në këtë aspekt, Bashkimi Europian, Gjermania por edhe Franca së fundmi me riangazhimin në rajon dhe agjencinë franceze të zhvillimit të përfshirë për herë të parë historikisht në rajon, janë në mbështetje’, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img