Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Rama flet pas përfundimit të Asamblesë së PS dhe thumbon PD: Kundërshtarët janë bërë një problem që nuk ekziston

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetarët pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ai është shprehur se do bëjnë më të mirën në Kongresin e PS që do të mbahet të shtunën, që të ketë një debat dhe kritika të shëndetshme nga persona të ftuar të fushave të ndryshëm.

Ndër të tjera ai thumboi Partinë Demokratike duke thënë “problem më i madh është vetvetja sepse kundërshtari është një problem që nuk ekziston”.

Në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri, Rama tha se po negociojmë me “copat” e palës tjetër, duke ju referuar PD, por tha që PS i ka votat për presidentin dhe se nuk varet nga të tjerët.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje të Asamblesë Kombëtare. Kongresi i PS-së do të jetë një kongres në një kontekst të jashtëzakonshëm për shkak të kohës që jetojmë.

Sigurisht që do të kemi jo vetëm ata që do të flasin në emër të lidershipit të partisë, por do të kemi të gjitha disponimin dhe po bëjmë atë që duhet për të pasur të ftuar që të përfshihen në debatet tona, të rigjallërimit të një debati të shëndetshëm në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të vetvetes sepse kundërshtarët janë bërë një problem që të paktën për momentin nuk ekziston.

Ne kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatuar nga PS për të hapur një kanal komunikimi me forca, grupe, individë në parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, një anë me copa dhe çika, por sidoqoftë këtë nuk e kemi zgjedhur ne, ne thjesht respektojmë këtë konfiguracion që ata kanë krijuar. Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat dhe nuk varet nga votat e të tjerëve” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë




spot_img








spot_img