Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Rama flet nga sheshi “Skënderbej”: 18 qershorin nuk e ndal askush, mos flini deri atëherë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij nga sheshi “Skënderbej”, në mitingun e parë masiv të Partisë Socialste, ndonëse gati një muaj larg nga çelja zyrtare e fushatës ekeltorale.

albsig

spring

Rama ka kërkuar votën e të rinjve dhe të rejave që votojnë për herë të parë këtë vit, duke u premtuar atyre ndërtimin e shtetit që sipas tij, ishte diçka e pamundur nga kundërshtarët politikë.

Kryeministri sulmoi opozitën duke thënë se është ngujuar në çadër pasi i trembet reformës në drejtësi:

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ka ikur koha kur kanë përçarë dhe kanë sunduar. Ashtu sikur ka ikur dhe koha kur pushteti merret dhuratë. Sepse sot, kryetari i Partisë Demokratike ka një parti që e ka marrë dhuratë. Pasi drejtoi për 4 vjet bashkinë që e mori dhuratë nga ata që e grabitën për të.

Dhe përpara se të vinte në Bashki, ai mori peshqesh ministrinë e Jashtme, dhe më parë ministrinë e Transportit dhe bëri edhe aty një zullum.

Dhe më besoni nuk duhet t’u vini fajin që janë ngujuar në çadër, se përpara se të mendojnë për të ardhmen tuaj ata mendojnë për të ardhmen e tyre. Ata janë ngujuar në atë çadër nga frika e drejtësisë. Ata nuk duan zgjedhje se nuk duan drejtësi.

I madh e i vogël e ka marrë vesh që Shqipëria që duam është Shqipëria që ne kemi në zemër. Ne në këto 3 vjet e gjymë nuk kemi bërë mrekullira, ka ende shumë papunësi, shumë korrupsion në administratën tonë. Por në këto vite ne kemi provuar atë që askush nuk e provoi më parë, që Shqipëria mund të bëhet shtet, shtet dinjitoz përballë fqinjëve tanë.

Sa herë na e kishin thënë, “Nuk bëhe ky vend mor lale”, e pra ne provuam jo, se ky shtet bëhet, Shqipëria bëhet dhe policia bëhet.

Ne dhe ata që janë në çadër kemi të njëjtin flamur, të njëjtën shqiponjë, por kemi një ndryshim të madh, ata e duan Shqipërinë për vete, ne e duam për të gjithë shqiptarët. Ata e duan Shqipërinë për një pjesë që i quajnë “tanët”, ndërsa ne nuk i ndajmë shqiptarët në “tanët” dhe “të atyre” sepse për ne shqiptarët janë një.

18 qershorin nuk e ndal askush. Miqtë e mi, qethuni si të doni, vishuni si të doni, bëjini flokët si t’ju dojë qejfi, por mos harroni se në 18 qershor vota vlen shumë. Mos harroni që ato që kemi arritur me shumë mund, mund t’i humbasim sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që ato që duam të bëjmë mund t’i arrijmë nëse jemi më shumë nga ç’ishim.

Drejtësia nuk do jetë si pazari i Lulit, do jetë si pazari i Lali Erit. Sot është një mbrëmje shumë e bukur por unë ju siguroj që qoftë edhe për festën e paparë që do bëjmë për fitoren pas 18 qershorit, ja vlen të mos flini gjumë deri në 18 qershor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img