Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama flet nga selia e PS: Mbetemi alternativa më e pëlqyer nga qytetarët, kandidatët i “skanuam” edhe nga gjykimet që marrin në rrjetet sociale (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cdfab5870673deeb9a2b4659e8f88903

Kryeministri Edi Rama ka folur për skuadrën që do të përfaqësojë Partinë Socialiste, vetëm pak orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave në KQZ.

Rama u shpreh i bindur se Ps mbetet ende partia më e pëlqyer nga shqiptarët dhe do të vazhdojë të qeverisë pas 25 prillit, ndërsa tregoi edhe mënyrën se si e ka formuar skuadrën e zgjedhjeve.

Ai tha se kandidatët u “skanuan” edhe sipas gjykimeve që kishte për ta në rrjetet sociale.

“Sot do të zyrtarizojmë nme Kryesinë e Partisë formacionin e skudrës tonë kombëtare për zgjedhjet e 25prillit. PS ka lindur nga vullneti i posacëm i vetëndryshimit. Vetëndryshimi është pika e parë e manualit të drejtimit të PS, që e kishte si pikë referimi Fatos Nano, dhe unë jam përpjekur ta forcoj në vetëdijen e kësaj partie. Ne mbetemi alternative më e pëlqyer e shqiptarëve, pasi më të mirë se ne nuk ka, pasi asnjë më mirë se ne nuk di të vetëndryshojë. Ne i kemi vendosur prej kohësh piketat e seleksionimit, ku kemi instaluar edhe platformën dixhitale “Deputeti që Duam”, që ka patur shumë interes nga të rinj e të reja, mbi 1500, prej të cilës kemi mundur të mësojmë shumë lidhur me kapacitetet e mundshme në dispozicion.

Në gjithë formimin e kësaj skuadre, kemi patur në vëmendje karakteristikat e kundërshtarëve dhe ballafaqimin analitik mes lojtarëve. Mbase juve ju surprizon, por një pjesë e rëndësishme ka qenë edhe analiza e gjykimeve mediatike ndaj nesh, me vëmendje të veçantë te rrjetet sociale. Udhërrëfyes për ne kanë qenë objektivat. Ne kemi përcaktuar objektiva në cdo qark. Skuadra e re do të jetë mishërim i një përpjekje të sinqertë, me prurje të reja. Ne jemi forca që qeveris dhe që do të qeverisë, dhe ne duhet të vazhdojmë të garantojnë suksesin e reformave tona për Shqipërinë”, tha Rama.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/qb7ECLUNFdU” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen ]

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img