Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama flet me shifra: Rritje rekord turistësh, rreth gjysmë milionë në janar

Shkruar nga Newsbomb
Rama flet me shifra: Rritje rekord turistësh, rreth gjysmë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një arritje të madhe për Shqipërinë.

Kreu i shtetit ka bërë me dije se vendi ynë gjatë muajit Janar ka pasur një dynde shumë të madhe të tristëve të huaj, thuajse gjysmë milioni.

“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik me një rritje rekord turistësh, thuajse gjysëm milionë, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar.

Më shumë të ardhura, punësim, biznes, ekonomi falë turizmit”, shkruan Rama.

Kujtojmë se më 24 janar, Shqipëria nisi promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik në panairin global të turizmit “FITUR 24” në Madrid.

Lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panair, kryeministri Edi Rama tha për mediat spanjolle se ky panair i pararend Panairit të madh të Berlinit, ku Shqipëria do të marrë stafetën e vendit pritës të vitit të ardhshëm, në Berlin, diçka e paimagjinueshme disa vite më parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed