Hapësire reklamuese

Politikë

Rama flet me emra: Në një gjykatë të vendit po kruhet një krim, ja çfarë më shkruante një qytetar nga Vlora

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetin e tij social.

Njëri prej komentuesve i ka shkruar kryeministrit duke i thënë se kur do të hetojë drejtësia e re politikanët.

Teksa i përgjigjej Rama zbuloi një tjetër mesazh të një qytetari nga Vlora, i cili i përmend një gjyqtare, që sipas tij po bën kërdinë.

Sipas tij, ky proces do kohë.

“Kush e ka pritur drejtësinë e re të bëjë hatanë në një kohë të shkurtër. Dikush këtu më shkruan: Ma shpjegon dot çfarë bënë Vjola Cani në Vlorë që po bën kërdinë? Nuk e di kush është Vjola Cani, i kërkoj ndjesë për nxjerrjen e emrit, por që sot në një gjykatë të vendit po bëhet një krim.

Ju siguroj tani në këtë moment që në një gjykatë të vendit po kruhet një krim. Ka shumë, që mendojnë se do ti shpëtojnë drejtësisë. Sistemi nuk është ende i pastruar. Institucionet e reja, kanë filluar të strukturojnë punë e tyre.

Këtu një ndërtim pa leje bën dhe të duhen vite. Jo të ngresh një shtet me ligje. Drejtësia e re do të fillojë të funksionojë siç e duam unë dhe të gjithë. Dhe do të jetë e prekshme, kur pas pastrimit të fillojë goditja e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që kanë dalë ,lum nga vettingu dhe duhet ti thërrasë drejtësia dhe të thotë hajde këtu se duhet të shpjegosh çfarë janë këto”,- tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.