Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Rama fali kamatvonesat por nuk toleron mospagesën e faturave të energjisë elektrike (KU MUND T’I PAGUANI PA DALË NGA SHTËPIA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme shpalli planin e masave në kuadër të COVID 19 duke bërë me dije se do të falen kamatvonesat e energjisë elektrike për klientin familjar dhe për biznesin e vogël.

albsig

Por ndërkohë Rama edhe në komunikimet e mëparshme ka bërë të qartë se pavarësisht situatës nuk do të ketë tolerime në mospagimin e faturave të energjisë elektrike pasi kjo sipas tij do krijonte një kolaps të madh dhe do na çonte në “gropën” ku ishim.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit (AKSHI) përmes drejtueses Linda Karçanaj bën me dije se faturat mund të paguhen pa dalë fare nga shtëpia përmes e-Albania.

“Të dashur miq,

Po jetojmë në kohë të jashtëzakonshme! Të shmangim daljet e panevojshme, të ruajmë veten dhe familjarët tanë.
e-Albania u vjen në ndihmë të gjithëve.

Shumë qytetarë pyesin me shqetësim për faturat e energjisë elektrike që në fakt mund t’i paguajnë në kohë, pa dalë nga dera e shtëpisë. Mjafton të hapni portalin, të identifikoheni dhe me çdo lloj karte mund të shlyeni faturat. AKSHI është në gadishmëri të plotë për të përmbushur në çdo kohë shërbimin ndaj jush”, shkruan Karçanaj.

Linku ku mund të paguani faturat e energjisë https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=26&fbclid=IwAR0JWZDxPTiDy8FwozYfDuWP30-Jk0b7CxIwavAlcMjCSta8ajhJuyasrQY

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img