Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Rama FALENDERON Metën nga Skrapari dhe tregon PENGUN: S’do doja të kishin arritur në këtë pikë gjërat, ku S’KA KTHIM PAS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është ndalur në sot në Skrapar, në vendlindjen e presidentit Ilir Meta, ku ka folur për marrëdhëniet me kreun e shtetit.

Në fjalën e tij Rama shprehu falenderime për Metën, pasi  ky i fundit sipas tij e kishte futur kryeminstrin në shtëpitë e skraparlinjve. “E falenderoj se më ka prezantuar me kanionet e mrekullueshme të Skraparit”, tha ndër të tjera Rama.

Nga ana tjetër Rama u shpreh se nuk do të dëshironte që marrëdhëniet e Metës me PS të pësonin krisjen, e cila sipas tij sot nuk ka më kthim mbrapsht.

“Këtu është vendi i duhur për të folur pak më gjatë për Ilir Metën. I jam falenderues Ilir Metës sepse ka qënë ia që më ka futur në shtëpitë tuaja. Nuk do të doja që gjërat mes PS dhe Ilir Metës të kishin arritur në këtë pikë, ku s’ka kthim mbrapsht. Në 2009 Skrapari i dha një bekim të madh, ku u duk sikur partia që ai krijoi LSI-ja ishte aty për t’u dhënë hapësirë shumë njerëzve, që nuk ndiheshin më si në shtëpinë tyre, pra tek PS. Sfida e Metës në atë kohë ishte shumë e madhe dhe ishte Skrapari që i dha një shtysë të madhe, por ishte dhe Spartaku dhe shumë të tjerë, por më vonë gjërat ndryshuan. Ne u bashkuam dhe fituam dhe pastaj sërish u ndamë.

Në 2009 ishte Skrapari që i tha qëndro. Ilir Meta ça bëri? Shkoi dhe u bashkua me Saliun. Skrapari nuk ka pasur asnjë lidhjë shpirtërore me të. Meta e ktheu Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys. Gjërat shkuan si shkuan u rregulluan, u realizua një tjetër bashkim, dihej si shkoi rezultati dhe ne krijuam një qeveri shumë të fortë në parlament. Koha e deshi që ne të ndërmerrnim reformën më të vështirë. Nasipi e di sa e vështirë ka qenë. Kur paketa e reformës mori trajtën e vet përfundimtare filloi krisja. Unë jam shumë mirënjohës Nasipit, i cili në asnjë moment nuk refelektoi si ministër Drejtësie krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës, ose më saktë, në fakt mes Metës dhe Reformës në Drejtësi. Arritëm në pikën që ose Meta do të votonte reformën ose do të prishej koalicioni. Ne nuk bëmë kompromis në dëm të reformës, Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz, e shikon tha, sikur flota e gjashtë amerikane të vij këtu, ti drejtojë tutat tek shtëpia ime, ajo reformë nuk votohet. Unë i thash do e votosh dhe mos shit dëngla lart e poshtë, e mos u hiq sikur je problem”, u shpreh kryeministri Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img