Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Rama falenderon Erdogan: Kur flasim për Presidentin, fjala e mbajtur nuk është lajm! Fatmirësisht nuk vura bast për spitalin e Fierit, do punojmë për të sjellë më shumë turistë turq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidentin turk Erdogan e ka falenderuar këtë të fundit për 522 banesat e ndërtuara në Laç, të dëmtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit të 2 viteve më parë.

Ai u shporeh se kur bëhet fjala për Presidentin Erdogan, fjala e mbajtur nuk është lajm, ndërsa u shpreh se fatmirësisht nuk e vuri bastin për spitalin e Fierit, pasi do ta kishte humbur.

Përsa i përket bahskëpunimit mes 2 vendeve, Rama tha se do të punohet më shumë për të sjellë një rritje të numrit të turistëve turq në Shqipëri, pasi nuk është e këndshme kur turistët turq shkojnë më shumë në vendet e tjera të rajonit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për ne dhe patjetër një ditë e bukur, siç ëhstë çdo ditë kur hapim dyert për të pritur miqtë nga vendi juaj. Sot ëhstë një ditë shumë e veçantë sepse kemi qenë së bashku në kurorëzimin e  një përpjekje të jashtëzakonshme miqësore dhe dashamirëse për të mbështetuir rilindjen e një komuniteti aty ku tërmeti goditi shumë fort dhe ku sot 522 familje janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin. Dua ta falenderoj Presidentin që u gjend pranë nesh që në sekondën e parë pas goditjes së tërmetit dhe u angazhuma i pari, dhe që e mbajti fjalën, por kjo e fundit nuk përbën lajm kur është fjala për Presidentin Erdogan.

Dua të falenderoj të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj nisme bujare dhe jo të lehtë. Që nga ministri Murat te kompania, punëtorët, sepse jo vetëm ndryshuan jetën e këtyre njerëzve, por ndërtuan një tjetër shembull domethënës për vlerën dhe thellësinë  e marrdhënies shqiptyaro-turke. Mbase ndodkush mendon se po e teproj me falemnderime, por siç thoshte Profëeti Muhamed: Kush nuk falenderon njerëzit, nuk ka falenderuar Zotin.

Ndërkohë që 1 vit më parë kemi firmosur në Ankara një sërë marrëveshjesh dhe një deklaratë për të krijuar Këshillin e bahskëpunimit të nivelit të lartë që asokohe në Shqipëri u bë shkak për shumë pyetje, ne sot kemi 1 vit nismash konkrete dhe realizimesh konkretet që dëshmojnë vlerën e shtuar të këtij Këshilli. Unë nuk e vura bastin me Presidentin për spitalin e Fierit se do e kisha humbur. Fatmirësisht nuk e vura bastin, aq më tepër që Presidenti nuk vë baste. Sot ne kemi një spital që është jo vetëm një strukturë e re që u shërben njerëzve të një rajoni, por edhe një pikë transferimi e dijes ku po zhvillojmë fazën e re të reformës në shëndetësi për të kaluar në një nivel tjetër të administrimit të shëndetësisë, për të krijuar atë autonominë spitalore. E kam thënë që ambicia jonë është që shërbimi shëndetësor të marrë përditë e më shumë trajtat e shërbimit shëndetësor turk. Nëse deri dje kjo mund të dukej e pamundur, sot askujt nuk i duket e pamundur përsa kohë ne kemi mbështetjen e Presidentit Erdogan.Tashmë është realitet monitorimi i rrugëve të Shqiëprisë me kamera inteligjente falë asistencës së Turqisë. Do të bëjmë çmos për të rritur marrëdhëien në fushën e turizmit. Ne nuk jemi xheloz për fqinjët, por sesi na vjen kur shikojmë që janë miliona turistë nga Turqia që shkojnë në vendet e tjera të rajonit, por në Shqipëri numri i turistëve turq nuk përputhet me dashurinë mes dy vendeve. Shumë faleminderit të gjithëve”, tha Rama ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img