Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Rama falenderoi zjarrfikësit, akademiku ka disa pyetje: A kemi rojtarë pyjesh? Sa është dëmi total financiar?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme i ka shprehur mirënjohje të thellë zjarrfikësve, ushtarëve dhe të gjitha trupave që u angazhuan në betejën me flakët e zjarrit gjatë muajit gusht në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë bëri me dije se do të shpërndahen 3 milionë dollarë shpërblim për të gjitha forcat që luftuan për shuarjen e flakëve.

Fill pas kësaj deklarate të kryeministrit, ka reaguar edhe akademiku, Artan Fuga i cili i shprehu respekte punonjësve të cilët u përpoqën që të shuajnë flakët që shkrumbuan vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Fuga parshtron disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje para vetëlavdërimeve për situatën.

“Respekt vërtet për ata punonjës që u përpoqën t’i shuajnë flakët që shkrumbuan vendin në këtë verë të nxehtë.

Faleminderit!

Por pyetjet mbesin dhe kërkojnë përgjigje me informacion, jo me politizime dhe me vetëlavdërime!

Si është e mundur nuk gjen dot asgjë as në media as në informacionin zyrtar!

1. A kemi rojtarë pyjesh? Sa janë dhe çfarë mjetesh kanë? A nuk do të ishte mirë që një ministri të kishte edhe zhvillimin e territorit? A nuk do të ishte mirë që në vend të një ministrie arkaike të bujqësisë të ishte e zhvillimit rural?

2. Kush e survejon territorin, sepse tani që nuk ka komuna, a mundet kryetari i bashkisë i një qyteti nga ballkoni i zyrës të shofi zjarret prapa maleve?

3. Se kur u hoqën komunat u tha se kështu kursehen lekë. Por tani me këto zjarret në një territor pa kontroll nga afër, sa lekë janë harxhuar?

4. Sa hektarë u shkrumbuan dhe sa është dëmi total financiar?

5. Sa hektarë janë pronë private dhe sa shtetrore?

Po t’i dinimin këto, si edhe shkaqet e zjarreve, do të ndërgjegjësoheshim si qytetarë. Nuk dimë përse u shkaktuan!

Mbi të gjitha na duhet të dimë si realizohet ujitja e pyejeve tona, sepse pa ujitje, pema bëhet dru për zjarr.

Sa është shkalla e lagështisë, hidrifikimit, e pyejeve tona sipas stinëve? A ka studime apo futja kot, dru me pre!”, shkruan ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img