Hapësire reklamuese

Politikë

‘Rama është ridashuruar me Bashën’, Kujtim Gjuzi: Shkëlqesi kryeministër ftoje me shkresë zyrtare, ne s’i njohim zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi në një deklaratë për mediat ka mbështetur protestën e fundit të opozitës dhe ka folur për situatën politike.

Gjuzi deklaroi se ‘kryeministri Edi Rama është ridashuruar me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën dhe i dërgon letra’.

Sipas deputetit, letrat janë bërë qesharake dhe për këtë arsye i kërkon ta ftojë opozitën në gialog, nëpërmjet një shkrese zyrtare.

‘Le të jemi të përgjegjës se nëse nuk do të kemi në bashkërendim qytetar konsorvetarët nuk do ta njohin datën 30 per zgjedhje edhe pse ne jemi regjistruar. Ne nuk njohim këtë datë. Edhe pse jemi regjistruar në KQZ. Ne kundërshtojmë Presidentin e vendit. Vetëm ai ka të drejtën që të tërheqë datën e zgjedhjeve’, tha ndër të tjera Gjuzi.

Fjala e plotë e Kujtim Gjuzit: 

Mendoj se duhet të themi që konservatorët ishin në protestën e të shtunës. Ishte një protestë paqësore dhe ne e deklaruam se do të ishim pjesë e protestës. Njëkohësisht patëm këshillime edhe për ministrin e Brendshëm, dhe siç u vu re nuk hodhi më lëndë helmuese luftarake. Po ashtu gardhi rreth e qark parlamenit gardhi ishte më i hapur. Kështu çdo kush, ne të opozitës do të kemi të drejtë të protestojmë në lidhje me qeverinë sepse duam që të largohet dhe të jetë akademike, me një bazë opozitare. Kështu që të kemi mundësi që të shkojmë në zgjedhje të lira dhe të barabarta. 36 deputetë kanë firmosur dhe kërkojmë ndryshimin e kodit zgejdhor. Me këtë kod zgjedhor nuk mund të shkojmë në zgjedhje për këto arsye.

Maxhoranca ka paraqitur 61 kandidatë dhe opozita është regjistruar vetëm në 29 përballje. Që do të thotë mbi 60% të bashkive do të votohet si në monizëm. A mundet konservatorët ta lejojnë këtë gjendje? Jo! I thamë shkëlqesisë së tij që të marrë masa për të ogranizuar një tryezë me anëtarët e opozitës parlamentare dhe joparlamentare. Mesa duket kryeministrit është ridashuruar me kryetarin e PD-së dhe i dërgon atij letra. Janë bërë qesharake. Letra të cilat fronti opozitar nuk i ka marrë në konsideratë. Çfarë do të bëjmë pyetin konservatorët? Do të shkojmë në përballje? E ripërsërit, shkëlqesi kryeministër Edi Rama keni përgjegjësinë që të jeni në Kuvend por të ftoni opozitën zyrtarisht jo me letra bakalli. Shkëlqesi kryeministër ju keni përgjegjesi te ftoni opozitën zyrtarisht me shkresë zyrtare si kryeministër. Edhe pse keni 24 mandate të intimiduara. Çfarë do të bëjmë? Doni përballje zoti kryeministër? Ne nuk kemi frikë nga përballja.  Ftesa konservatore është se ne po shohim edhe bllokimin tonë në KQZ. Le të jemi të përgjegjës se nëse nuk do të kemi në bashkërendim qytetar konsorvetarët nuk do ta njohin datën 30 per zgjedhje edhe pse ne jemi regjistruar. Ne nuk njohim këtë datë. Edhe pse jemi regjistruar në KQZ. Ne kundërshtojmë Presidentin e vendit. Vetëm ai ka të drejtën që të tërheqë datën e zgjedhjeve. Nëse e kthen vendin në diktaturë, konservatorët do t’i kesh përballë.

Në vend ende vijon kriza politike. Rama shfaqet i vendosur se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa opozita vijon me protestat e saj kërkon që Rama të largohet nga pushteti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll