Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

“Rama është mësuar t’ua fusë shokëve”, Meta: Mos u çudisni kur të japë urdhër për përjashtimin e gjithë opozitës nga Kuvendi, edhe një i vetëm e tmerron nga e vërteta

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bashkua protestës së sotme të opozitës që po mbahet para parlamentit.

Ai mori fjalën duke thënë se kryeministri Edi Rama me sektin e tij i ka bërë më shumë dëme këtij vendi sesa pushtuesit.

Sipas tij përjashtimi i deputetëve të opozitës nuk ka shpjegim, duke shtuar se Rama mund të japë urdhër që të përjashtohen të gjithë deputetët e PD nga Kuvendi, pasi edhe një deputet i vetëm e tmerron nga e vërteta.

Meta: Së bashku me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vendi më shumë se pushtuesit e huaj. Ky sekt bastardësh vetëm dëmë i ka bërë vendit dhe interesit tonë kombëtar. Ju e dini shumë mirë, duhet t’u themi se si shpjegohet që përjashtohet  Spaho e Shehu, tërë ato gra të nderuar për një fjalë goje. Sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, e ka uzurpuar PS, ndaj Shqipëria sot vuan nga meritokracia.

Mos u habisni që të japë urdhër ky që të mos ngelet asnjë deputet i opozitës në parlamant se dhe një i vetëm e tmerron nga e vërteta. Kërkon që t’i përzërë shqiptarët ose t’i nënshtrojë. Këtë e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm.

Ai është mësuar që t’ua fusë shokëve. Kështu ia futi Saimirit, pasi e përdori për qëllimet e veta, kështu ia futi Lefterit, i ka lajmëruar të gjithë se do ia fusë Ahmetajt. Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin, që të vendoset pluralizmi. Një përshëndetje për doktorin dhe pasionin e tij.


Më shumë