Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

‘Rama është kufomë politike’, Vokshi: Ruçi dhe Gjinushi janë pinjollë të komunizmit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘ 5 pyetjet nga Babaramo’, ku ka folur për krizën politike në vend.

Ajo ka komentuar dhe letrat e kryeministrit Rama drejtuar kryedemokratit Basha. Vokshi është shprehur se letrat tregojnë përsiatjet e një njeriu që ka një shterpësi idesh dhe aksioni politik.

Më tej, Vokshi ka komentuar edhe kryetarin e Kuvendit Grammoz Ruçi dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave Gjinushin duke i quajtur pinjollë të komunizmit.

‘Ajo që ne kërkojmë është votë e lirë dhe e ndershme dhe jo vota të blera.  Edi Rama po i promovon sot vjedhësit e votave duke i vënë kandidatë për kryetarë bashkie. Po mbyllen dhe ato dyer që kemi hapur prej shumë vitesh. Ne do vazhdojmë të protestojmë pa reshtur.

Letrat tregojnë përsiatjet e një njeriu që ka një shterpësi idesh dhe aksioni politik. Letrat e tij as që duhet konsideruar. Edhe në protestën e studentëve shkruante mesazhe kërcënuese por edhe erotike. Protestat e kanë shndërruar Edi Ramën në një kufomë politike. Kjo ka ardhur si rezultat e aksionit opozitar. Me protesta do ta detyrojmë Edi Ramën. Do jenë akoma më shumë. Cdo vendim që po merr. Gjysma e qeverisë janë pinjollë të komunizmit. Kryetar Kuvendi është Gramoz Ruçi, ndërsa akademia e shkencave drejtohet nga Gjinushi’, tha Vokshi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img