Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në ditën e dytë të vaksinimit masiv, 20.414 qytetarë kanë marrë dozën e parë.
Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Qeverisw shprehet se procesi i vaksinimit masiv do të vijojë pa u ndalur, me qëllim që të kthehemi një orë e më parë në normalitetin e dëshiruar.
“Zemra mal DITA e vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin. Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar”, shkruan Rama në Facebook.
