Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama e zëvendësoi me Gjiknurin, Balla sheh anën pozitive: Nuk bie ‘tërmet’ në Elbasan! Hap i rëndësishëm që shkoj në qarkun e dytë më të madh

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Taulant Balla ka reaguar për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama vendosi ta largojë nga postet në Partinë Socialiste.

Balla megjithatë zgjodhi ta shohë pozitivisht, duke thënë se tashmë ka dy poste të rëndësishme sipas tij, atë të kryetarit të grupit parlamentar dhe drejtues qarku në Fier.

I pyetur për zëvendësimin e tij nga Damian Gjiknuri si numri dy i Partisë Socialiste, Balla iu përgjigj gazetares duke thënë se “s’ka tërmet në Elbasan”.

Ai u shpreh se do të vijojë të jetë i lidhur me Elbasanin duke kërkuar vëmendjen për investimet që meriton, por në të njëjtën kohë do të punojë si drejtues për qarkun e dytë më të madh në vend, Fierin.

Fjala e Ballës:

Të jesh kryetar i grupit parlamentar, dhe të drejtosh qarkun e dytë më të madh në vend është një pozicion i rëndësishëm politik. Unë falenderoj ata afro 90 mijë votues që si asnjëherë më parë, në mënyrë historike, kemi rritjen më të madhe, dua t’i falenderoj një për një. Falenderoj edhe ata që s’na votuan. Falenderoj edhe anëtarësinë e PS, falenderoj patronazhistët që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kemi ditur në ngremë një strukturë, një makineri efikase që bëri të mundur një fitore.

Unë nuk e fsheh, duke qenë se ju e dini që kam patur prirjen të shoh edhe organizimet e partive të tjera në Europë. PS është shumë e mirëorganizuar.

Kryetari i shumicës parlamentare në një parlament që do të ketë përgjegjësi të mëdha, është përgjegjësia e dytë do të thoja unë. Unë do vazhdoj të jem në krye të grupit të PS. Janë një grup deputetësh shumë të mirë, që duhet të vazhdojnë të luajnë një rol shumë aktiv. Nuk shoh asnjë shmangie nga ajo që unë kam dëshirë të bëj. Unë kam kandiduar gjitmonë në të njëjtën zonë sepse kam një lidhje shumë të fortë. Çdo qytetar duhet ta dijë për kë ka votuar. Do vazhdoj ta bëj në mënyrën më të mirë, që të jem zëri i qytetarëve.

Ju thash që unë jam deputet i qarkut të Elbasanit, dhe do të jem drejtues politik i qarkut të Fierit. Aty duhet një punë shumë e rëndësishme për të ruajtur performancën, dhe ju lutem mos ngatërroni detyrat që burojnë nga fakti i të qenit deputet dhe drejtues qarku. Një politikan i mirë, di t’u bëjë të dyja. Në këtë këndvështrim unë e thashë, të jesh drejtues politik i qarkut Fier, secili do ta ketë si një hap të vetin në përfaqësimin e PS. Dua t’ju them se unë do të mërzitem me Ramën nëse qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme dhe të domosdoshme. PS ka rezultatin më të mirë në Elbasan dhe unë do të jem në Kuvendin e Shqipërisë për të garantuar që investimet të jenë në vëmendjen e parë.

Unë jam sa përfaqësues dhe banor i atij qarku. Unë do të jem mes Elbasanit dhe Fierit. Nuk bie tërmet në Elbasan.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img