Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama e ZBULON në Durrës: Ja kush do të vaksinohet pas grave dhe vajzave në fasoneri

Shkruar nga Newsbomb
Rama e ZBULON në Durrës: Ja kush do të vaksinohet pas grave dhe

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se kush do të vaksinohet pas grave që punojnë në fasoneri.

Gjatë një takimi në Durrës Rama tha se pas vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri do të vaksinohen punonjësit e hoteleve.

Ky proces do të nisë nga aty ku ka një masë të madhe njerëzish dhe pritet të përfundojë brenda muajit qershor.

“Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në botën tjetër faktin që keni pritur njerëzit gjatë tërmetit, do e paraqisni si certifikatë dhe do jua falen ato që keni bërë. Me vaksinimin masiv jemi të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar.

Pasi të mbarojmë me moshat e prekshme të bëjmë vaksinimin e grave në fasoneri dhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve në hotele, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Blendi më ka çuar informacion për numrat dhe fashat.  Në qershor kur ju keni masën e flukseve kjo gjë të jetë kryer”,- tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll