Hapësire reklamuese

Politikë

Rama e thotë troç në Asamblenë e PS-së në Vlorë: Për Dritan Lelin nuk ka më vend në parti, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, beteja ndaj tij do të vijojë

Shkruar nga Newsbomb
Rama e thotë troç në Asamblenë e PS-së në

Ditën e sotme Partia Socialiste zhvilloi mbledhjen e Asamblesë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ku kryeministri Rama ka mbajtur fjaln e tij para socialistëve.

Në Asamble ai e ka thënë troç që për kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin nuk ka më vend në Partinë Socialiste, pasi ky i fundit vendosi të mos jetë në betejë.

Gjithashtu Rama ka paralajëmruar rotacione edhe në radhët e drejtorëve aktualë, teksa u aka bërë të qartë deputetëve të rinj që nuk do të merren me emërimet e drejtorave në Vlorë.

‘’Sistemi i emërimeve të drejtorëve nga deputetët ta harroni.  Duhet të mblidhet ps që të vendosi, shumë drejtues arrogantë dhe paralajmëroj se do të ketë rotacion.

Durrësi ka nevojë për mua, por ta harroj çdokush që do shkëputëm nga Vlora. Vlora ka punë të pambaruara dhe pafilluara. Për Lelin, do vazhdojmë betejën.  Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e rradhës, asgjë sduhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.

Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, ne do vijojmë betejën.

Rotacion paralajmëroj edhe në rradhët e drejtorëve aktual’’, mësohet të ketë thënë Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu