Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
78 %
1kmh
0 %
Mar
36 °
Mër
39 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
33 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Rama “e thotë hapur” në mes të Athinës: Jam kryeministri piktor dhe piktori kryeministër më i mirë në botë, Xhorxh Bush u përpoq, por s’ia doli

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Rama i cili është duke marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek Papandreou, nuk mund të harronte një nga gjërat që di të bëjë më mirë, batutat edhe në evente zyrtare ndërkombëtare.

Parafolësi i tij foli me superlativa për kryeministrin, duke përmendur karrierën e tij si piktor dhe sportist, deri tek arritje e fitimit të 3 mandateve si kryeministër i Shqipërisë.

Kështu Rama nuk mund të mos “mallëngjehej” e të bëntë batuta ku nuk munguan superlativat ironike për veten.

“Sigurisht që jam kryeministri më i mirë ndër piktorët, dhe piktori më i mirë ndër kryeministrat”, tha Rama, teksa përmendi dhe Xhorxh Bush i cili ka pasur një pasion të madh për pikturën.

Edi Rama: Së pari flm që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam më i miri në botë, kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Këtu jam i pashoq. Xhorxh Bush u përpoq por nuk ia doli dot sfidës, kështu që deri më tani nuk ka askush që më sfidon këtu se në ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img