Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama e shkarkoi nga posti i ministrit, në krye të cilës tyreze është ulur sot Ahmetaj

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë ku po diskutohet për aktin normativ të buxhetit të shtetit 2018.

Pas shkarkimit nga posti i ministrit, sot Arben Ahmetaj ka marre detyrën e kryetarit të Komisionit.

Në mbledhjen e sotme, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është parë i ulur në krye të këtij komisioni, i cili më parë drejtohej nga Erjon Braçe.

Braçe, la këtë detyrë pasi kryeministri Edi Rama e zgjodhi zv/kryeministër.

Në komisionin e Ekonomisë kanë marrë pjesë edhe deputetët e opozitës.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.