Hapësire reklamuese

Politikë

Rama e shkarkoi nga detyra, Fatos Tushe apelon vendimin e Gjykatës dhe kërkon të dalë nga qelia: Avokatët: Nuk ka prova për korrupsion

Shkruar nga Newsbomb
Rama e shkarkoi nga detyra, Fatos Tushe apelon vendimin e Gjykatës dhe

Fatos Tushe, tashmë ish-kryebashkiak i Lushnjës pasi kryeministri Rama e shkarkoi nga detyra, kërkon të dalë nga qelia. Përmes një ankimimi në Apelin e Posaçëm, ai kërkon që të ndryshohet masa e Gjykatës së Shkallës që e la atë dhe zyrtarët e Bashkisë në burg.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe ‘shkelje e barazisë në tendera” , kërkon masë më të butë sigurimi. Avokatët e tij janë shprehur se Prokuroria Specuiale nuk ka prova që klienti i tyre është përfshirë në korrupsion.

Në dosjen e SPAK thuhet se, Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë të reja.

Lexo edhe: GJKKO jep vendimin për Fatos Tushen: Arrest me BURG për të dhe të tjerët, kush është zyrtarja që “shpërtheu” në lot pasi dëgjoi vendimin

Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.

Hetimi për kryebashkiakun e Lushnjes ka nisur që në datën 22 korrik 2020 pas një referimi të policisë së shtetit.

Në kallëzim policia shpjegonte fillimisht se shtetasi Flamur Peqini, drejtor në Bashkinë e Lushnjes, kryente procedura fiktive dhe korruptive me tenderat, duke përmendur si rast konkret vendosjen e shtyllave të elektrikut para zhvillimit të tenderit. Policia e ka denoncuar këtë shtetas edhe për shpërdorimin e karburantit në sektorin që drejtonte.

Madje, në një rast del se biznesmeni-prnar i komapnisë “Loti SHPK” ka ndërhyrë në Fakultetin e Mjekësisë që vajza e kryebashkiakut Fatos Tushe të merrte një provim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu