Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama e rikonfirmoi në krye të Ministrisë së Brendshme, reagon Bledi Çuçi: Vlerësim dhe përgjegjësi e lartë!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bledi Çuçi ishte një nga ministrat e konfirmuar në detyrë nga kryeministri Rama, i cili ditën e sotme bëri publik emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Çuçi u konfirmua në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që në një reagim në rrjetet sociale thotë se rikonfirmimi është një vlerësim dhe një përgjegjësi e lartë në të njëjjtën kohë.

Ai shprehet se do të vazhdojë të punojë për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë.

Sipas tij, kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë.

Reagimi i Bledi Çuçit:

Rikonfirmimi në postin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtimi politik i qarkut Berat janë një tjetër vlerësim nga Kryeministri dhe Partia Socialiste, po aq sa edhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë. Në krye të këtij institucioni kaq shumë të rëndësishëm do të vazhdoj të punoj për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë. Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë. Mandat që është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët e nisura, për të bërë shkëputjen e madhe të vendit dhe për ta ndërtuar këtu të ardhmen tonë. Një falenderim të veçantë sidomos për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët në qarkun Gjirokastër, për mbështetjen që më kanë dhënë mua e Partisë Socialiste në këto vite. Faleminderit! Mezi pres të punoj edhe me socialistët dhe qytetarët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Kuçovës e Dimalit, për të bërë po aq punë të mira si në qarkun Gjirokastër, për të shtyrë më tej investimet dhe projektet që zhvillojnë turizmin, bujqësinë dhe sektorë të tjerë të ekonomisë së këtij qarku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img