Tirana
clear sky
5 ° C
5 °
5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Die
17 °
Hën
19 °
Mar
17 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

Ramën e qerasin me llokume në Dropull, kryeministri i përshëndet qytetarët greqisht: Kalimera

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Dropull të Gjirokastër. Rama është qerasur me llokume nga dy vajza të veshura me veshjet tradicionale të kësaj zone minoritare.

Kryeministri teksa ka nisur fjalën e tij i ka përshëndetur në greqisht qytetarët, “kalimera” (mirëmëngjes) tha ai.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij tha se kjo qeveri ka bërë për trashëgiminë kulturore më shumë sa çka bërë qeverinë e kaluara të gjitha bashkë.

“Kalimera. Shumë faleminderit që jeni këtu dhe më lejoni të shpreh kënaqësi që të rikthehem në Dropull. Dhe për më tepër në këtë natyrë, në këtë xhevahir të natyrës tonë. Thesare të trashëguara dhe për shumë vite të braktisura nga injoranca në Tiranë. Arritëm të bëjmë për trashëgiminë tonë kulturore më shumë se të gjithë paraardhësit dhe qeveritë.

Kultura dhe arti dhe trashëgimia kulturore mund të mbeten në harresë, por nue nuk i lamë. Bëmë cmos, që ti kthejmë shkëlqimin e humbur. Sot kjo kishë është një arsye për të ardhur këtu, si ajo ka plot rreth e rrotull. Ka plot arsye për të vizituar Gjirokastrën, Përmetin, të gjitha pjesët e këtij qarku, duke dhënë kështu mundësi të reja për të dhënë mikëpritje. Të ngrehen bujtina, të fitojnë të ardhura cdo vit e më të konsidurueshme,” tha Rama ndër të tjera.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img