Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Rama e premtoi në janar, Manastirliu zbulon nëse vaksina anti Covid do të jetë e detyrueshme apo jo (Ja sa % e popullatës do vaksinohet e para)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

627459a02fa51fdb806aeffbd6fbfe7e

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë një bashkë bisedimi me gazetarët tha se në janar të 2021 do të nisë të vaksinohet një pjesë e popullsisë.

Ndërkohë duke folur për “Top Talk”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se qeveria ka në pritshmëri që të vaksinohet 20% e popullatës.

Ajo ka shtuar se janë në bisedime me kompani të ndryshme që kanë lançuar vaksinën anti Covid dhe së në fillim të vitin tjetër edhe Shqipëria do të ketë siguruar vaksinat dhe do të nisë injektimin në popullatë.

“Jemi duke punuar në disa drejtime. Me mekanizmin Covax ku janë mbi 160 shtete, dhe në grupin e tyre është edhe Shqipëria. Kemi financuar me vaksinën për ta blerë nëpërmjet këtij instrumenti. Presim që të kemi një mbulesë 20% të popullatës. Kemi vijuar negociatat, por nuk e kemi ndalur punën edhe në drejtime të tjera. Edhe Rama e ak thënë që jemi afër marrëveshjes me Pfizer. Po bisedojmë me Modernën dhe astrazeneca. Do jetë padyshim fillimi i vitit tjetër që do kemi edhe ne vaksinën me grupet prioritare. Personeli shëndetësor në frontin e  parë në luftën kundër covid dhe më pas me grupet e riskut me personat mbi 75 vjeç dhe me mësuesit me punonjësi te policisë. Janë të përcaktuara nga ekspertët dhe grupet e vaksinimit. Për të priotizuar grupet po punojmë me grupet e riskut.”

Ndërkohë Manastirliu ashtu siç kryeministri Rama kishte thënë më parë, ka konfirmuar se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme.

“Çdo vaksinë që përfshihet për në kalendarin e vaksinimit. Klasifikohet nga komiteti i ekspertëve dhe vaksinimit. Covid është vlerësuar si një vaksinë e lirë dhe jo e obligueshme. Por sigurisht do të vlerësohet nga komiteti i ekspertëve dhe vendimet i marrin kohë pas kohe. Momentalisht kjo vaksinë s’do të jetë e detyrueshme.” ka thënë Manastirliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img