Hapësire reklamuese

Politikë

Rama e pranon: Po, hakerat na morën disa të dhëna sepse kemi sisteme, por nuk ia arritën qëllimit

Shkruar nga Newsbomb
Rama e pranon: Po, hakerat na morën disa të dhëna sepse kemi

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sot rajonit juglindor, duke u ndalur në Ersekë për të zhvilluar disa  takime me qytetarët atje. Rama foli për hakerimet e iranianëve ku, pranoi se morën disa të dhëna por nuk ia arritën qëllimit për të shkatërruar sistemet e faqeve qeveritare.

Ndër të tjera kryeministri u shpreh se gjatë qeverisjes së tij, është ulur numri i vrasjeve në krahasim me periudhën kur qeveriste PD-ja.

"Shqipëria  sot ka numrin më të ulët të vrasjeve në këto 32 vite. Sa gjysma e vrasjeve para se ne të merrnim pushtetin. Ne i kemi rritur pagat dhe ekonominë. Por kemi bërë dhe gabime. Por nuk mund të bësh krahasime dhe të thuash që këtu gjërat kanë shkuar “keq e më keq” është si të jesh i verbër. Patjetër që ka korrupsion në Shqipëri. Erdhën iranianët dhe na u futën në sisteme, po na morën disa të dhëna sepse i kemi ato sisteme, por nuk ia arritën qëllimit për të na shkatërruar sistemet tona qeveritare", u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll