Hapësire reklamuese

Politikë

Rama e pranon hapur para kuksianëve: Gabuam për taksën e Rrugës së Kombit, kishit të drejtë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Kukës, në sajë të projektit ‘Bashkia që Duam’, përmendi edhe taksën për Rrugën e Kombit për kuksianët.

Rama pranoi se ishin gabim për taksën ndaj banorëve të Kukësit dhe për këtë arsye tha se qeveria ndryshoi vendim.

‘Faktikisht ne e kishim gabim dhe ju kishit të drejtë. Ajo që ka rëndësi ama është se deri dje Kukësi dhe gjithë Shqipëria kishte një qeveri që gabonte shumë, mendonte pak dhe nuk reflektonte kurrë, ndërsa tani kemi një qeveri që gabon pak, mendon shumë dhe reflekton. Ne nuk jemi një qeveri që nuk gabojmë. Në këtë rast ju kishit të drejtë dhe më vjen shumë mirë që unë mund ta kuptoj faktin që kemi reaguar shumë mirë dhe sot po sjell fitime’, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll