Hapësire reklamuese

Politikë

Rama e ‘pi kafen’ për 5 minuta te Meta, ikën nga zyra me shpejtësi dhe nuk flet në media për datën e zgjedhjeve (KUSHTI I VETËM)

Shkruar nga Newsbomb
Rama, Meta

Kryeministri Edi Rama është larguar sa hap e mbyll sytë nga zyra e presidentit Ilir Meta, ku do të propozonte datën e tij për zgjedhjet parlamentare.

Takimi nuk ka zgjatur as 10 minuta, dhe Rama në dalje nuk ka folur as për media për të treguar se çfarë propozimi ka bërë për datën.

Ende institucionet përkatëse nuk e kanë zbardhur takimin e sotëm, por burime bëjnë me dije se Meta dhe Rama, janë dakord për çdo lloj date përveç 2 majit, pasi kremtohen Pashkët.

Rama është futur në presidencë me maskë ndryshe nga çfarë është shfaqur herët e tjera në ambiente publike pa asnjë masë mbrojtëse.

Në zyrë e ka pritur Meta, i cili në shenjë mirëseardhje e ka pyetur se çfarë do të marrë, kafe ose çaj.

Pas kësaj është ndërprerë lidhja "live" dhe media është nxjerrë jashtë, kështu takimi mes tyre ka vijuar me dyer të mbyllura, por ka zgjatur shumë pak dhe deri më tani nuk është dhënë asnjë detaj se çfarë është diskutuar.

Më herët në zyrën e presidentit kanë qenë përfaqësues të PAA, PBDNJ, PDIU-së dhe PR të cilët kanë propozuar për zgjedhjet datën më të afërt që lejon Kushtetuta, pra 18 prillin.

Pas Ramës, në zyrën e Metës  do të shkojë kreu demokrat Lulzim Basha.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/ndonje-kafe-ndonje-caj-rama-mberrin-ne-presidence-me-maske-fillon-takimi-me-meten-per-daten-e-zgjedhjeve-video-219223

 

[iframe width="100%" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/3_Jbl4nzWSk" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen ]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu