Hapësire reklamuese

Politikë

Rama e nis ditën me pamje nga spitali i ri i Pediatrisë në Durrës: Shihet qartë mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me pamje nga spitali i ri i Pediatrisë në Durrës.

Rama ka postuar një video që tregon sesi ka qenë spitali dhe si është bërë tani, teksa shkruan ‘shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet, (duke iu referuar kështu akuzave nga PD për fshehjen e viktimave nga Covid-19).

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që Duam ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë,” shprehet Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu