Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama e Manastirliu inspektojnë punën në spitalin e ri të Fierit: Do punësojmë turq dhe 380 shqiptarë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fcd56a260a8a4f7e28390d8173f565f2

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit me Kryeministrin Edi Rama në spitalin e ri Memorial të Fierit tha se “Në spitalin e ri të Fierit, i cili po ndërtohet me standardet më të larta, do të nisë të aplikohet autonomia spitalore”.

Duke e konsideruar një qendër të transferimit të dijes, Manastirliu tha se në këtë spital do të ketë mjekë dhe infermierë turq dhe shqiptarë.

“Ky spital do të ketë 380 të punësuar, pra mjekët, infermierë, gjithashtu dhe punonjës të shërbimeve, ku në vlerësim me palën turke do të jenë mbi 50 mjekë dhe infermierë të cilët do të vijnë nga Turqia për të na dhënë modelin dhe për të bërë pikërisht transferimin e dijeve dhe të teknologjisë gjithashtu l, sepse ky spital do të ketë dhe një teknologji bashkëkohore, përsa i përket pajisjeve dhe aparaturave që janë porositur dhe besojmë që gjatë fundit të Marsit do të vijnë dhe pajisjet dhe mobilimi i spitalit”.

“Standardi i ofrimit të shërbimit do të jetë ekselent, janë të gjitha dhomat teke për 150 shtretërit, 20 shtretër të terapisë intensive, që është praktikisht e përfunduar”, shtoi Manastirliu.

Spitali i ri Memorial, i cili po ndërtohet me mbështetjen e qeverisë turke, do të mundësojë shërbime të aksesueshme pranë vendbanimit të qytetarëve të rajonit të jugut, që përfshin 3 qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, për 540 000 mijë banorë. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img