Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Rama e la jashtë listave, Ditmir Bushati flet për herë të parë: Vendim i padrejtë por e prisja, jam krenar se kam vendosur paqe me PD-në

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar përjashtimin e tij nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati tha në Syri Tv se e priste këtë vendim nga kryeminsitri Edi Rama, por e quajti një vendim të padrejtë, duke iu referuar kontributit të tij në Partinë Socialiste.

Pyetje: Përjashtimi nga lista e PS në zgjedhjet e 25 prillit?

Bushati: Nuk ka qenë një çështje që më gjeti të papërgatitur. E kam pritur që do të vinte ky vendim i Ramës për të më përjashtuar në zgjedhjet e 25 prillit. Në gjykimin tim është i padrejtë dhe as i mbështetur në logjikën normale, duke pas parasysh kontributin tim në PS, rezulatin në zgjedhjet e kaluara, mënyra sesi kam ushtruar funksionet e mia në detyrën e ministrit të jashtëm.

Pyetje: Deklarata e Ramës “Ditmiri nuk e ka punuar tokën”?

Bushati:  Duhet të iu them se rezulati im ka qenë spektakolar në 2017. Jam krenar se kam vendos paqe me Partinë Demokratike. Shkodra më dhemb, unë kam parë një realitet tjetër, veriu është një dhimbje e madhe. Ka një hendek zhvillimi midis jugut dhe veriut.

Më shumë

spot_img
spot_img