Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Rama e ironizoi nga Gjirokastra, reagon Tritan Shehu: Takim i dështuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e327e55353d6b8de6427a2da02083a35

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama në një takim që zhvilloi në Gjirokastër e ka përmendur.

Shehu tha se takimi i Ramës ishte I dështuar dhe sipas tij kryeministri nuk dha asnjë premtim real.

“Rama gënjeu për rrogat e mjekëve, pasi në Gjermani një mjek e ka rrogën 2500 euro ndërsa këtu te ne sipas Ramës mjekët do e kenë pagën 650 mijë lekë të vjetra. Rama hedh rromuze në 3 D, është në ikje dhe i dcështuar plotësisht.

Qarku i Gjirokastrës është një nga më të varfërat, detyrohen këta njerëz fisnikë që të largohen nga vendi i tyre. Nuk është bërë asnjë investim, nuk është bërë asnjë investim në rrugët që ishte premtuar, jemi në një qark që është në mizerie të plotë.Kush e merr më seriozisht këtë kryeministër, që është disa herë jo më poshtë Gjermanisë, por edhe nga vende të tjera të rajonit, qarku i Gjirokastrës nuk e merr seriozisht, premtimet e tij janë si ëndrra në diell”, tha Shehu për “faxneës”.

Rama sot në Gjirokastër tha se ka merak kur sheh kokën e Shehut kur tundet kur dëgjon Bashën.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img