Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama e hoqi nga ky qark, Lleshaj shkon sot në Lezhë dhe lavdëron veten: Kemi shtuar kapacitete, policët në moshë dhe jo në formë të hapin rrugën

Shkruar nga Newsbomb
Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk do të jetë më drejtues i qarkut të Lezhës në fushatën zgjedhore pasi është zëvendësuar me ish-ministren Lindita Nikolla.

Por sot Lleshaj ka shkuar në Lezhë ku ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të forcave “Shqiponja” ku tha se efektivët në moshë apo për probleme fizike duhet të hapin rrugën për të rinjtë. Më tej shtoi se nuk ka ndjekur vetëm politikën e shtimit të numrave, por janë shtuar edhe njësitë e saj, kapacitete të reja, që t’i përgjigjen sfidave të reja.

“Më shumë siguri do të thotë më shumë zhvillim. Ne nuk kemi ndjekur vetëm politikën e shtimit të numrave, por kemi shtuar edhe njësitë e saj, kapacitete të reja, që t’i përgjigjen sfidave të reja. 12 njësi si kjo janë shtuar policisë në nivelin vendor dhe të tjera në nivelin qendror, ku kërkohet specializim i lartë për të përballuar cështjen me seriozitet.

Kemi shtuar njësinë ‘E’ kundër krimit ekonomik. Njësia ‘K’ ka për detyrë kapjen e atyre që i janë shmangur drejtësisë. Kjo është një shtyrë për t’i gjetur kudo që janë, për t’i vendosur para drejtësisë. Njësia ‘K’, kapjes së personave në kërkim do të funksionojë në bashkëpunim me homologët. Njësia ‘I’ është e inteligjencës. Njësia ‘C’ merret me luftën kundër krimit kompjuterik. Këtu kemi nevojë për ndjem dhe vajza në fushën e informatikës, i ftoj që të bashkohen në luftën kibernetike.

Së fundmi njësia OFL, që është krijuar për të goditur pasuritë e vendosura në rrugë kriminale. Në Shqipëri krimi ka marrë një farë goditje, por jo përherë pasuritë e tyre janë prekur. OFL synon që, të marrë pasuritë e vëna në rrugë kriminale atyre që i kanë ngritur mbi gjakun e të tjerëve.

Do ta modernizojmë trupën e policisë. Ata për arsye moshe apo zike do të duhet të largohen, do të trajtohen në kushte të njëjta sikur të ishin, por thjesht duhet të hapim rrugë, që të rinjtë të marrin rol në Policinë e Shtetit”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu