Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

“Rama e di që do humbasë prandaj do të bashkohet me PD”, Basha nga Saranda: Koha jote ka mbaruar, Shqipëria do të fitojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhilluar takimin e tij elektoral në Sarandë, ku është pritur me ovacione e duartrokitje nga mbështetësit e PD-së.

Ai në fjalën e tij është është shprehur se sot do të zhvilloj 9 takime në qytete të ndryshme. Basha u tha se Edi Rama e di që do të humbasë dhe sipas tij kjo është edhe arsyeja që ai do të bashkohet me PD pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryedemokrati ndër të tjera u shpreh se tani është koha që Shqipëria të ndryshojë për një të ardhme më të mirë.

“Sot do jem në 9 qytete të Shqipërisë. 9 për ndryshim nga Saranda në Tropojë. Aty ku prek dëshira e madhe për ndrysimin. Dua ta ndaj me ju dhe me të gjithë shqiptarët kudo që janë se dielli i Sarandës 300 ditë diell, nuk do jenë më një fakt i natyrës, por me votën e tyre ata ata do sjellin 300 ditë prespektivë dhe ekonomi.

Jemi mbledhur me një qëllim për ndryshimin duke votuar “alenacën për ndryshim” numrin 9. Vëllezër dhe motra 8 vite me radhë kanë rënduar mbi Shqipërinë një dimër 8 vjecar ekonomik të një qeverie që mendon vetëm për veten. Rruga Kardhiq-Derlivë pa përfundura e kanë lënë në vendnumuro.

Dhe Edi Rama ka mësuar se me 25 prill ai do të humb dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë, përgjigja jonë është jo, koha jote ka mbaruar. Tetë vite me radhë nuk bërë asgjë për shqiptarët, grabite me ortakët e tu pasurinë e shqiptarëve. Nuk ka kohë më për Edi Ramën. Të gjithë e kanë kuptuar nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën.

Le të bëhemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë të mundur ndryshimin. Votoni 9 për Shqipërinë, për punësimin,” tha Basha ndër të tjeta.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img