Hapësire reklamuese

Politikë

Rama e bën të qartë para socialistëve: Mandatin e tretë për t'u bërë shëmbëlltyra e rraskapitjes kërkojeni pa mua

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kongres edhe për ambiciet e mandatit të tretë qeverisës, por ka theksuar se  'mandatin e tretë për të qenë shembëlltyra e rraskapitjes do e kërkoni pa mua'.

"Mandat të 3 për tu bërë shëmbëlltyra e rraskapitjes shkoni kërkojeni pa mua, mund ta merrni po do dilni nga zyrat e shtetit si të mallkuar", u shpreh Rama.

Në fjalën e tij ai ka sulmuar edhe mediat, duke thënë se ato që shohin në media janë gjëra dekurajuese dhe të pavërteta.

Rama e ka cilësuar Partinë Socialiste si 'Champions League', ndërsa për të tjerët thotë se janë 'Besëlidhja e dytë'.

Kreu i PS thekson se kërkimi i mandatit të tretë duhet t'i bëjë socialistët të punojnë 3 herë më shumë dhe të jenë 3 herë më shumë energjikë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

"Kush paguan për zyrat që nuk hapen në 8 dhe njerëzit rinë në radhë?
Kush paguan për shefat që vijnë në punë në orën 10?
Paguan PS me besueshmërinë ndaj saj.
Ne jemi skuadër shumë e madhe, më e fortë, ne jemi Premier League, jemi Champions League, ata janë Besëlidhja e dytë.
Organizata Socialiste është aty për tu kthyer në një qendër graviteti politik, dhe rritja e fuqisë së gravitetit politik është ajo që duhet të bëjmë për zgjedhjet e ardhshme.
Mos të tolerojmë që të mos plotësohet numri i detyrueshëm i grave.
Organizatat me burrat që s'lejojnë gratë duhen shkrirë.
Shkalla e ulët e komunikimeve të deputetëve me komunitetin është e papranueshme.
Cfarë shohin njerëzit nëpër media? Asgjë, shikojnë gjëra dekurajuese dhe të pavërteta.
Shikoja disa që ishin përpara meje që merreshim me mrroklla, jam i bindur që asnjë smerret me mrroklla për kongresin.
Jemi ne media më e madhe në Shqipëri, mediat nuk na mundin dot.
Kemi gjithë bashkitë e vendit, dhe e bëjmë shumë më mirë se të tjerët.
Për shkak të 'bosh-it', volumi dhe pesha duket më e madhe.
Duhet të jemi shumë të qartë, nuk na duhet një fitore e mandatit të 3 nëse s'bëhemi 3 herë më energjikë, 3 herë më të vetëdijshëm dhe 3 herë më rigorozë.
Mandat të 3 për tu bërë shëmbëlltyra e rraskapitjes shkoni kërkojeni pa mua, mund ta merrni, por do dilni nga zyrat e shtetit si të mallkuar.
Mandat të tretë për të bërë 3-fishin e gjeravë që kemi bërë , po".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu